Po flinte për t’u rekuperuar nga lindja, pas dy muajsh zbulon ate që i kishte bërë…

0
109

Një grua nga Zelanda e Re është përballur me një situatë të pakëndshme. Ajo ishte duke fjetur, pasi duhet të rekuperohej nga lindja çezariane, ndërsa vjehrra i kishte mbushur mendjen bashkëshortit të saj, që t’i ndryshonin emrin foshnjes. Tashmë kur kanë kaluar dy muaj nga lindja, ajo zbulon se bashkëshorti në të gjitha dokumentet ligjore, emrin e mesit e ka vendosur “Finlay” në vend të “Finley“.

Ajo tha:

Djali im është tani është dy muajsh dhe sapo zbulova që bashkëshorti im i kishte vendosur emrin e mesit “Finlay ” në vend të “Finley” në të gjitha dokumentacionet ligjore.

Ajo ka shprehur zemërimin e saj, ndërsa tha se kishte rënë dakord me bashkëshortin që përpara lindjes. Më tej ajo tregon se për Krishtlindje vjehrra i dërgoi një dhuratë fëmijës, ku në të shkruhej “Finlay“, ndërsa bashkëshorti u përpoq ta bindte se shqiptimi ishte njësoj se “Finley“. Gruaja tregon se zbuloi gjithçka kur shkoi të marrë një çertifikatë lindjeje.

E reja shprehet:

Jam e zemëruar sepse ne ramë dakord për emrin para se fëmija të lindte. Zbulova gjithçka kur shkova të kërkoja kartën e tij të sigurimeve shoqërore dhe certifikatën e lindjes.

Gjendja u përkeqësua më tej, kur bashkëshorti i kishte treguar se ka qenë nëna e tij, ajo që e bindi të ndryshonte emrin nëpërmjet telefonit, pasi jeton disa shtete larg. E reja e quajti vjehrrën e saj manipulatore, ndërsa u shpreh se ndryshimi i emrit ishte mungesë respekti.

Ajo shtoi:

Ajo e bindi që ti vendoste djalit emrin që urrej më shumë. Vjehrra mendon se “Finlay” është më mashkullore se “Finley. Vjehrra manipuloi bashkëshortin tim, duke i thënë se ishte mirë të më gënjente mua për diçka kaq të rëndësishme se emri i djalit tim.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here