Standard.al

Fenomeni i leximit te fëmijët po zbehet!

0

Librat për fëmijë janë një pasuri e rrallë dhe e larmishme e ideve të cilat ndikojnë në procesin e formimit të fëmijës.

Të lexosh nuk mjafton vetëm të dish gërmat por të depërtosh në botën e mesazheve universale e ta rrokësh atë.

Por fenomeni i leximit te fëmijët duket se po zbehet dita-ditës. Kështu shprehet njëri nga kolosët e letërsisë shqipe për fëmijë, Gaqo Bushaka, i cili thekson se kjo letërsi për fëmijë po kalon një periudhë tranzitore.

Bushaka: Fëmijët lexojnë shumë më pak se sa lexonin përpara. Duhet ti kushtohet një rëndësi e veçantë botimit të librave.

Libri çdo ditë e më shumë po largohet nga duart e lexuesve të vegjël.Kjo për shkak se çmimet nuk përballohen dot nga prindërit.

Një problem që shtrohet është çështja e gjuhës shqipe, e cila në shumë përkthime çalon.

Detyrimisht gramatika dhe gjuha shqipe në terësi shkon e mangët te fëmijët.

Bushaka: Duhet t’u kushtohet vëmendje shumë autorëve shqiptarë sepse me leximin fëmija thith dhe gjuhën. Ndoshta vetë përkthyesi nuk ka arritur të gjejë thelbin e këtij libri.

Libri është guri i themelit në përgatitjen dhe zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe orientimi i të vegjëlve drejt leximit dhe drejt librit fizik mbetet një sfidë e kohëve moderne.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.