Zbulohen disa detaje të protestës/ Ja kushti që protesta të përfundojë…. Majko mund të pranohet si kryeministër!

0
96
Ministri i Shtetit per Diasporen, Pandeli Majko, Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet nen per nen buxheti i vitit 2018./r/n/r/nState Minister for Diaspora Pandeli Majko, Albania's Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session, where the 2018 budget will be voted.

Zbulohen disa detaje të protestës së opozitës që do të mbahet më 16 shkurt.

Deputeti i LSI Endrit Braimllari deklaron se masa e protestueseve do qëndrojë pa limit në Bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’.

Madje sipas tij, do mbajë të rrethuar kryeministrinë deri në largimin e Edi Ramës nga detyra e kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku bashkë me përfaqësues të PD, Braimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestueseve të mos largohen pas fjalimeve por të qëndrojnë te kryeministria për shumë ditë deri sa kryeministri të largohet nga detyra.

“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garantohet një proces zgjedhor i drejtë.

Në këtë mënyrë një person brenda PS por pa cilësitë e Ramës që ne besojmë, përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve”, tha Braimllari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here