Shënohet një tjetër krim në familje. Vrau bashkshorten, ja kush është gardisti….

0
114

Shënohet një tjetër krim në familje. Një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë gruan me armë e shërbimit. Autori është Alket Arapaj 44-vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).

Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here