Standard.al

‘Rregulloni rrugën Durrës-Shijak ose do e bllokojmë!’ Revoltohen banorët: Turpi më i madh…

0

Në shenjë revolte banorët bllokuan rrugën, ndërsa kërkuan ndërhyrje për rehabilitimin e aksit që thonë se është kthyer në një gangrenë dhe u vështirëson jetën.

Gjendja e rrugës që lidh Durrësin me Shijakun nxorri sërish në protestë banorët e Xhafzotajt dhe Rrashbullit.

“Kërkojmë rrugën, të rregullohet dhe mirëmbahet siç ka qenë”.

“Nga Maminasi në Rrashbull ndodhen bizneset më të fuqishme dhe rrugët janë copë-copë. Nuk e di ku shkojnë taksat”.

“Turpi më i madh është për turistët gjatë verës”.

Protestat për gjendjen e degraduar të rrugës kanë qenë të vazhdueshme por reagimi ka munguar.

Ndaj edhe banorët tashmë paralajmërojnë me përshkallëzime të reagimit.

“Ne do të bllokojmë rrugën”.

Rruga Shijak-Durrës, e gjatë 8 kilometra përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, por siç thonë banorët ajo është lënë në harresë pavarësisht premtimeve për ndërhyrje nga qeveritë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.