Standard.al

Protesta 16 shkurt! Braimllari: Edi Rama të mbajë larg provokatorët, policia nuk duhet t’i shërbejë politikës!

0

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një apeli kërkoi nga kryeministri Edi Rama të mbajë larg protestës provokatorët. Deputeti i LSI-së tha se Policia e Shtetit nuk duhet t’i shërbejë politikës por sigurisë publike.

 

Deklarata e deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari

Jam në këtë komunikim me mediat në lidhje mbi deklaratën e Policisë së Shtetit, mbi protestën e ditës së shtunë, datë 16 shkurt, ora 11, të thirrur përpara Kryeministrisë.

Policia e Shtetit detyrën kryesore të saj ka ruajtjen e rendit dhe sigurinë publike në vend dhe nuk ka për detyrë të bëjë politikë. Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin dhe të ruajë rendin dhe sigurinë publike, të mos kthehet në polici politike si ajo që u përdor gjërësisht në fushatën elektorale, duke u bërë njësh me krimin e organizuar, duke mbajtur kriminelët dhe duke marrë pjesë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ende janë në kërkim tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët në vend që të ruanin rendin dhe sigurinë publike, u bënë njësh me krimin duke u kthyer në trafikantë ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi politik i Edi Ramës, i cili ka treguar publikisht që nuk është në krahë të oficerëve të ndershëm të policisë, por në krah të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Paralajmërojmë Edi Ramën të mbajë larg provokatorët ditën e shtunë. I vetmi provokator që kërkon të destabilizojë vendin është Edi Rama. Këtë ai e ka të vërtetuar.

Policia e Shtetit nëse ka informacion për elementë me rekorde kriminale, të cilët përbëjnë rrezik për rendin dhe stabilitetin e vendit, të luftojë dhe ti godasë ata me forcën më të madhe çdo ditë, sot, nesër, pasnesër. Për këtë është Policia e Shtetit dhe ne e sigurojmë publikun se kur të ndërrohet ky sistem kriminal në krye të qeverisë, Policia e Shtetit, ushtria, mjekët, mësuesit, profesionistët e çdo fushe, do të jenë të pavarur, të lirë të punojnë me ndershmëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.