Standard.al

‘Politikanët dhe politikëbërësit kanë dështuar!’ Toka në krizë, shkencëtarët: Jemi në pikë kritike!

0

Një raport i institutit IPPR thotë se pasojat e dorës së njeriut kanë arritur një fazë kritike që kërcënon të destabilizojë shoqërinë dhe ekonominë globale.

Politikanët dhe politikëbërësit kanë dështuar të kuptojnë shkallën e krizës me të cilën përballet toka.

 Shkencëtarët madje paralajmërojnë për një kombinim potencialisht vdekjeprurës faktorësh. Mes tyre janë ndryshimet klimaterike, humbja masive e specieve, erozioni i tokës, gjendja e pyjeve dhe acidifikimi i oqeaneve.

Raporti nga Instituti për Kërkime në Politikat Publike IPPR nënvizon se këta faktorë po nxisin një proces kompleks dhe dinamik të destabilizimit ambjental që ka arritur tashmë në nivele kritike.

“Ky destabilizim ndodh me një shpejtësi të paprecedentë në historinë e njerëzimit”, theksojnë shkencëtarët duke paralajmëruar se dritarja e mundësisë për të evituar rezultatet katastrofike po mbyllet shpejt.

Autorët kërkojnë tre ndryshime kryesore në politika; mbi shkallën dhe ritmin e rrënimit ambjental; pasojat tek shoqëritë dhe nevojën për ndryshime radikale. Ata thonë se që nga viti 2005, numri i përmbytjeve në të gjithë botën është rritur me 15 herë, temperaturat ekstreme me 20 herë dhe zjarret me shtatë herë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.