Standard.al

‘Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra.’ Qytetari shpërthen në lot para Bashës: 1 vit pa drita, me tre invalidë!

0

Një qytetar ka shpërthyer në lot sapo takoi Kreun e PD-së, ndërkohë që i shprehu shqetësimin se ka mbetur pa drita që prej një viti dhe se në shtëpi ka tre persona invalidë.

Menjëherë pas vizitës në Pogradec, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit ku po takon nga afër banorët.

‘Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur, nga nuk kërkova, kam tre invalidë në shtëpi shkova në ministri dhe kur erdhi puna më nxorrën mua me shqelma, në ministri ska njeri, ju kërkova ju, nuk ju gjeta dot’, tha qytetari mes lotësh.

Ndërkohë Basha i dha mbështetje dhe i premtoi se do ta zgjidhte problemin e tyre.

‘Ja ku me ke mua, erdha këtu, bëhu i fortë se unë e di që je shumë i prekur. Ne jemi këtu për ju nuk do iu lëmë vetëm do të gjejmë një zgjidhje për ju dhe për ata tre persona invalidë që ke në shtëpi’, tha kreu i PD-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.