Standard.al

‘I regjistronte për t’i shantazhuar.’ Videoskandali seksual, Salianji: Kërcënonte me dhjetra gra të tjera!

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetin social facebook, duke treguar se disponon video të tjera për policin Berhan Bajrakurti, i cili shfaqej në një videoskandal teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një minorene.

I ftuar në një intervistë në studion e televizionit Fax News, ai u shpreh se disponon disa videoskandale të tjera të të njëjtin efektiv policie.

Sipas Salianjit, këto video ai ua ka dërguar të afërmve të personave të përfshirë, për tu bërë presion.

Deputeti demokrata po ashtu tregoi se si i ka siguruar këto video, kur tha se “Ata që na i kanë sjellë ne që janë drejtues policie, policë etj, do të gjejnë mënyrën që t’i çojnë edhe në organet kompetente.”

“Janë nga persona të ndryshëm për të njëjtin efektiv policie. Ka në ambiente të ndryshme, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtin personazh. Janë video që janë bërë si regjistrime nga polici dhe ua ka dërguar si kërcënim pastaj, njerëzve apo të afrëmve të të dhunuarave.

Nuk ka diskutim që ne do të bëjmë presionin publik, që Policia e Shtetit që i ka, i disponon, t’i marrë dhe administrojë në dosje procedurialisht si prova për të çuar para përgjegjësisë penale këtë persona, por pa diksutim të gjitë zinxhirin komandues të policisë në ato komisariate që e kanë mbrojtur.

Jemi në këtë situatë dhe publikimi nga ana jonë nuk besoj se vlen më tej, por ata që na i kanë sjellë ne që janë policë, drejtues policie, besoj që do të gjejnë mënyrën për t’i çuar në medie si raste skandaloze”, tha ndër të tjera Ervin Salianji.

Statusi:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.