“Hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar ‘ferrit’.” Hoteli në flakë, 17 persona humbin jetën!!!

0
128

Një zjarr masiv  në një hotel në New Delhin qëndror, Indi, ka vrarë të paktën 17 persona, raporton AFP. Mbi 30 veta u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët arritën të shuanin flakët pas disa orësh. Sipas mediave vendase zjarri ka rënë në orët e para të së martës,  ndërsa videot tregojnë çatinë e konsumuara nga flakët. Zjarri u shua pas tre orësh operacioni, me të paktën 35 persona të shpëtuar.

Embedded video

 Mes 17 të vdekurve është edhe një fëmijë, raportojnë zyrtarët.

Raportohet se një person shihet duke u hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar ferrit. Tragjedia vjen dy muaj pasi 6 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën gjatë një shpërthimi në një spital në Mumbai në Dhjetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here