Basha njihet me dëshmitë tronditëse të të internuarve nga regjimi (VIDEO)

0
107

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar ish-kampin e internimit në Tepelenë, ndërsa është njohur me kushtet e tmerrshme nga i mbijetuari i kampit famëkeq të Tepelenës, Simon Miraka. Ai tregoi se ka hyrë 4 vjeç në kamp në vitin 1944 dhe ka dalë 9 vjeç nga internimi i regjimit diktatorial.

Gjatë rrëfimit të tij në praninë e krydemokratit dhe disa deputetëve të tjerë të PD, i mbijetuari Simon Miraka u shpreh se kanë vdekur mbi 1 mijë njerëz të pafajshëm në këtë kamp duke përfshirë, fëmijë, gra e burra.

“Këtu kanë qenë 5 kazerma të bëra nga italianët dhe kjo ka shërbyer si komandë e policisë. Pjesa këtu shërbente si furrë buke, bukë e zeze sterrë. Ndahej dhe bollgur me krimba. Këto shkaktuan edhe epidemi për sëmundje të ndryshme. Ishin 30 fëmijë që vdiqën nga mungesa e ushqimit dhe nga sëmundjet. Unë kam ardhur 4 vjeç dhe kam dalë 9 vjeç.

Në 1944 kemi ardhur këtu. Dy fëmijë 8-9 vjeçe kaluan telat për të ngrenë disa mana të kuq përtej gardhit dhe janë lidhur dhe torturuar më pas. Në Tepelenë ishte kamp shfarosjeje. Janë mbi 1 mijë njerëz që kanë vdekur nga ky kamp, fëmijë, burra, gra. Shumë fëmijë të vdekur mbetën pa varr”– tregoi Simon Miraka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here