Shtyhet seanca për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, ja arsyeja…

0
129

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj ish-gjyqtarit, Shkëlqim Miri. Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Deri në momentin e arrestimit Miri ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest  me burg” dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here