“Rilindësja Spiropali, ngjarje të denjë për skenar filmi!” Shpërthen deputeti: Shteti ka shkuar për Llesh!

0
115

Kadilli deklaron se këto ngjarje tregojnë degradimin total të shtetit.

“Shteti ka shkuar për Llesh” thotë Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike pas disa ngjarjeve të ndodhur së fundmi në vend, që nga abuzimi i të miturës në Kavajë e deri tek videoskandali i policit në Malësi të Madhe.

Sipas tij, ‘fytyra prej manekini  dhe pa asnjë ndjesi të ministrit Lleshi është personifikim i qeverisë mbushur me individë pa asnjë përgjegjësi politike, pa asnjë përgjegjësi publike’.

Statusi:

Shteti ka shkuar për Llesh. Në harkun kohor të një jave ngjarje të tmerrshme kanë tronditur opinionin publik duke dëshmuar degradimin total të shtetit të Edi Ramës. Nisi me tmerrin e minorenes në Kavaje që rilindësja Spiropali e quante të denjë për skenar filmi.

Sot plasi skandali me policin pervers në Malësi të Madhe që përndjek dhe abuzon me një tjetër minorene. Brenda po kësaj jave, kemi drejtësinë sipas Edi Ramës që ul dënimin për Dritan Dajtin në 25 vjet, ndërkohë që ka vrarë 4 policë dhe duket se është drejt fundit përpjekja e gjatë e Ramës për të mbyllur  çështjes për Saimir Tahirin dhe nxjerr atë të pafajshëm që ne “t’i kërkojmë dhe falje” për shqetësimin.

Nuk ke ç’thua më veç të kujtohesh që shteti ka shkuar për Llesh. E kam të pamundur të heq nga mendja fytyrën prej manekini, pa shprehje dhe pa asnjë ndjesi të ministrit Lleshi. Ky është personifikim i qeverisë mbushur me individë pa asnjë përgjegjësi politike, pa asnjë përgjegjësi publike. I takon popullit t’i tregoj vendin, i takon opozitës të udhëheq një aksion të fortë politik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here