Standard.al

Rastet e njepasnjeshme te skandaleve/ Polici i skandalit ishte komisioner i Partisë Socialiste në…

0

Rastet e njepasnjeshme te skandaleve me ata qe do te duhej te ishin mbrojtes te ligjit dhe jetes se qytetareve, sa vjen dhe behet me shqetesues per shoqerine shqiptare. Por ne te njejten kohe ngrihen pikepyetje te medha qe lidhen me menyren se si politika i rekruton ne keto struktura, u jep pushtet qe me pas te kthehen ne dhunues e perdhunues te qytetareve, duke e bere ligjin sic duan ata.

I tille eshte edhe rasti i drejtuesit te policise ne Gruemire te Malesise se Madhe Berhan Bajrakurtaj. Ish numerues votash nen siglen e partise socialiste ne rrethin e Malesise se Madhe, ai nuk vonoi te shperblehej me uniformen e policise dhe pozicionin ne kete detyre, nga partia fitimtare ne 2015. Kjo beri qe ai te kthehej madje i paprekshem nga eproret per denoncimet qe shkonin ne ngarkim te tij. Deputeti shkodran Bardh Spahija e denoncon kete fakt ne rrjetin social facebook ku shkruan:

Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.

Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve. Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i “rilindjes”. Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.