Mark Marku: Jam gati të dëshmoj së bashku me kolegët e mi për shkeljen e ligjit…

0
121

Pedagogu Mark Marku, vijoi të fliste sot në komisionin e Medias për akuzuat e artikuluara pak ditë më parë ndërsa pedagogët e Filologjikut ishin në grevë.

Ai thotë se i qëndron akuzave, madje tregon se policët kanë shkuar dy herë te Filologjiku, e për këtë mund të dëshmojnë edhe kolegët e tij.

“Ishte një shkelje flagrante e ligjit. Një ditë para se të ndodhte kjo, ishte këtu në komision ministri Lleshaj. Kishte ardhur për dëgjesë dhe për t’u justifikuar, ndërsa të nesërmen na sillte policinë neve aty për t’i bërë karshillëk opinionit publik. Pra, tregojnë që nuk pyesin fare për ligjin. Ky është mesazhi më i keq që mund ti jepet studentëve. Është hera e parë për mua që bëhem dëshmitar, jo vetëm unë por janë gati edhe kolegët e mi të vijnë, të dëshmojmë të gjithë për shkeljen e ligjit”,-tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here