Kërpaci ministres Manastirliu: Ndihma ekonomike nuk reflekton nevojat reale qe kane qytetaret…

0
119

Fjala e deputetes së LSI-së

Përshëndetje znj. Ministre

Në fakt nëse do të kishim bërë një vlerësim të ndikimeve të skemës së re të ndihmës ekonomike, që në momentin kur u pilotua, ne në fakt kemi pasur një debat shumë të madh për këtë reformë. Ndoshta sot do të kishim parandaluar disa të vërteta apo këtë situatë që është krijuar me mijëra familje në të gjithë Shqipërinë. Dua të përmend dy fakte. Fakti i parë është që janë larguar mbi 25 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike dhe fakti i dytë që nuk e themi ne por e thonë familjet shqiptare, është që ndihma ekonomike sot është një lëmoshë për ta. Bazuar dhe në vendimin e KLSH, unë dua të ngre dy pyetje. E para, me ç’kriter është bazuar shuma e përcaktuar e ndihmës ekonomike. Sepse ajo nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të familjeve duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetikn në Shqipëri. Dhe e dyta, mbështetja me ndihmën ekonomike nuk bazohet në nivelin e lartë të çmimeve, për produktet e shportës dhe të gjitha çmimet e larta që janë në Shqipëri. Dhe thënë këto, nga shqetësimet e ngritura të qytetarëve, kjo ndihmë ekonomike nuk reflekton nevojat reale që kanë qytetarët.  Këtë nuk e them unë, por e thotë raporti dhe mendimi I KLSH-së.

E dyta, a e pranoni ju zonja ministre që mijëra familje janë larguar padrejtëisht për shkak të mosnjohjes së formulës së pikëzimit, sepse kjo formulë nuk ka qënë transparente për mijëra familje që kanë aplikuar? Dhe tjetra, a e pranoni ju që procedurat e tejzgjatura dhe burokratike të kësaj skeme, i kanë penalizuar këto familje, duke u endur nga një zyrë në një zyrë tjetër me dosje jashtëzakonisht të kushtueshme për cdo familje? A jeni ju dakort për fshehjen e transparencës së formulës së pikëzimit, sepse qindar familje kanë shpehur ankesën që kanë dalë nga skema ekonomike, sepse nuk ishin të qartë për formulën e pikëzimit dhe se cfarë kjo formulë kërkonte realisht.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here