Standard.al

Jo vetëm burrat! Ky është qyteti ku gratë ‘treten’ për pak alkol!!!

0

Edhe për femrat, Berati zë vendin e parë në të dyja rastet, pavarësisht se me vetëm 1.5% të femrave që pinë të paktën 5 pije në javë, dhe me 56% të tyre që nuk kanë pirë asgjë në 12 muajt e fundit.
Mes meshkujve që pinë shumë, pra më shumë se 5 pije në javë, pas Beratit renditet Gjirokastra, paçka se me diferencë të ndjeshme, me 9.7%, më pas Lezha me 8% Fieri, Elbasani dhe Vlora.

Një nga anketat më të fundit të zhvilluar nga INSTAT dhe Instituti i Shëndetit Publik flet për konsumin e alkoolit dhe duhanit nga shqiptarët.

Përsa i përket alkoolit, ka rezultuar se kampion mban qarku i Beratit. 1/5 e meshkujve ka deklaruar se pijnë të paktën 5 pije në javë, si dhe me vetëm 1/10 që deklaron se nuk ka pirë asgjë alkoolike në 12 muajt e fundit.
Në të dyja rastet ky është një nivel rekord në krahasim me 11 qarqet e tjera të vendit.

Ajo që bie tjetër në sy nga konsumi i alkoolit është fakti se, ulet ndjeshëm në bazë ta arsimit, si dhe në bazë të nivelit të pasurisë të gjithsecilit. Sa më i lartë arsimimi i një mashkulli, aq më pak alkool pi, dhe sa më e madhe pasuria, aq më i ulët është konsumi i alkoolit.

E ndërkohë që mban vendin e parë në Republikë për konsumin e alkoolit në thuajse çdo indikator, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, Berati është pranë rekordit edhe për konsumin e duhanit, pavarësisht se vendin e parë i`a “rrëmben” qarku i Vlorës, sa i përket meshkujve. Për fermat, Berati zbret në vend të tretë, pas Tiranës dhe Vlorës.

Pra, si për alkoolin, ashtu edhe për duhanin, me përjashtim të një rasti të vetëm, Lezhën për alkoolin, jugu dhe veriu janë të ndarë si më thikë, me veriun që duket të jetë më “puritan” në drejtim të këtyre dy veseve më të përhapura dhe më problematike, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.