Standard.al

Ish-deputetja socialiste: Edi Rama duhet të largohet, një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër

0

Dade sqaron se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër. 

Ish-deputetja socialiste, Arta Dade, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se qeveria është përfshirë në disa skandale dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë.

ish-deputetja socialiste, Arta Dade, ka rezerva lidhur me ndryshimet në qeveri ku u tjetërsua rreth 90% e kabinetit. E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Dade tha se ministrat e rinj nuk kanë lidhje me PS, por janë ftuar në qeveri si të afërm të kryeministrit. Sipas saj, qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës. Gjithashtu, ajo akuzon kryeministrin se ka thelluar kulturën e pandëshkueshmërisë njësoj si në qeverinë e Berishës, ndërsa shton se ekzekutivi aktual është përfshirë në disa skandale dhe askush sipas saj nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ajo i kërkon Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë. Dade sqaron ndërkohë se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shton se PS është në gjendje të formojë një tjetër qeveri pa Ramën kryeministër.

Arta Dade: Nëse bëhet mocion në Kuvend, Rama nuk e fiton, kam marrë shumë SMS nga…

Arta Dade thotë se Edi Rama do ta humbiste një mocion besimi në Kuvend. Sipas saj, grupi parlamentar i PS do votonte për largimin e tij nga qeveria. Ish-deputetja socialiste tha se ajo shkëmben vazhdimisht SMS me ish-kolegët e saj në Kuvend dhe këtë mendim ndajnë edhe ata por kanë preferuar të heshtin. Dade shton gjithashtu se opozita e sotme nuk e largon dot Ramën nga pushteti, por përkundrazi e ka forcuar atë. “Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste, Arta Dade.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.