Standard.al

Dorëhiqet trajneri Shpëtim Duro

0

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqjen kryetrajneri Duro!

Shpëtim Duro largohet nga Kosova.

Trajneri i njohur ka ndërprerë bashkëpunimin me kampionët e vendit, Dritën. Ky vendim vjen pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Vllazërimi i Kategorisë së Parë, ndërkohë që në kampionat skuadra ka dalur prej kohësh nga objektivat reale.

Lajmi e bën të ditur vetë klubi i Dritës  në një prononcim në faqen zyrtare në “Facebook”:

“Dorhiqet kryetraineri SHPËTIM DURO. Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka dhënë dorheqje kryetreneri Duro! Pas një takimi që kishim menjëher pas ndeshjes së djeshme, me një marrëveshje mes dy palësh është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi! Pas eleminimit nga kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon, z.Duro ka ofruar dorheqjen, gjë që është pranuar nga klubi bardh e kaltër! FC DRITA e falënderon profesor Duron për punën profesionale që ka bërë me klubin dhe i dëshiron shumë suksese!“-thuhet në komunikatën e skuadrës.

Tekniku 59 vjeçar ka drejtuar skuadra të njohura në Kategorinë Superiore, si Partizani, Flamurtari, Skënderbeu e Vllaznia, ndërsa Drita ishte eksperiencën e tij të dytë jashtë vendit, pasi më parë drejtoi Shkëndijën në sezonet 2013-2014 dhe 2015-2016.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.