Dhunohet mjeku i urgjencës QSUT, reagon…

0
123

Ditën e djeshme një person ka dhunuar mjekun roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv. Për këtë akt ka reaguar edhe Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila dënon dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha.

“Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e QSUT.

QSUT thotë se ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen në krye të detyrës. Po ashtu QSUT i bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar.

“Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore”, thuhet në ragimin e QSUT.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here