A ka gënjyer Erion Veliaj për prishjen e “7 Xhuxhave”?!

0
171

 

Kur parku i lojërave “7 Xhuxhat” u prish njëkohësisht me fillimin e ndërtimit të kullës Downtown Albania, të gjithë e kuptuam arsyen. Me fondet publike po ndërtohej një parking i dedikuar kullës së re, për ti kursyer paratë Çet Kastratit që është pronari, duke prishur kështu edhe të vetmin park lojërash të vërtetë që kishte Tirana.

Fotot nga ndërtimi ama tregojnë se e vërteta mund të jetë më e rëndë se kaq. Nga ish-parku ka mbetur vetëm një pjesë e vogël, ndërsa pjesa tjetër e truallit është marrë nga ndërtuesi i kullës. Krahasimi mes dy fotove të para, ku shfaqet gjendja para dhe pas fillimit të ndërtimeve, tregon se si kufiri i kullës e kalon me dhjetra metra rrethimin e ish-parkimit ku duhet të ndërtohej. Nga ish “7 Xhuxhat” ka mbetur vetëm një cep fundor tashmë.

Me sa duket Erion Veliaj jo vetëm ka dhënë një leje ndërtimi skandaloze, në një zonë të mbi-populluar, por ai ka falur tokë publike për një ndërtim privat. Njeriu që shfaqet si mbjellës pemësh e rregullues i parqeve, duket se ka falur truallin e parkut të vetëm të vërtetë të lojërave në favor të një kullë monstruoze.

Mediat e mëdha, si gjithmonë, flenë gjumë e transmetojnë kasetat e parapërgatitura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here