Video/ Sekuestrohen 1.7 tonë metamfetaminë, sasia rekord! Nëse do dilte në treg do arrinte shifrën 911 milionë dollarë

0
107

Rreth 1.7 tonë metamfetaminë u sekuestruan në Kaliforni, së bashku me një sasi më të vogla të kokainë dhe heroinës, ka bërë të ditur policia.

Autoritetet amerikane arritën të konfiskojnë një sasi rekord metamfetamine, me vlerë rreth 1 miliardë dollarë, e cila ishte gati për t’u nisur në Australi. Operacioni ishte i përbashkët me autoritetet australiane.

Nëse do të dilte në treg kjo sasi rekord e kapur ndonjëherë në tokën amerikane do të kapte një shifër prej 911 milionë dollarësh, gjithashtu ishte edhe dërgesa më e madhe e drogës drejt Australisë.

Ditën e enjte, policia australiane arrestoi 6 persona, të cilët dyshohen si pjesë e organizatës kriminale me bazë në SHBA, që besohet se është pas sasisë rekord të drogës së kapur tashmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here