Standard.al

PSG rrezikon të humbas Edison Cavanin

0

Prezenca e uruguaianit në sfidën kundër Man.United, në program për tu zhvilluar të martën në “Old Traford”, është ndjeshëm në pikëpyetje.

Pas Neymar, PSG rrezikon të humbas edhe Edison Cavanin, i dëmtuar gjatë sfidës kundër Bordeaux, ndeshje ku parisienët fituan 1-0 falë një penalltie të shndërruar në gol nga Cavani.

Cavani Tuchel

“Nuk është e mundur të humbasësh kaq shumë lojtarë. Nuk vijnë lajme të mira. Për momentin nuk kemi asgjë konkrete, por bëhet fjalë për një goditje të rëndë. Jam shumë i shqetësuar. Kemi humbur Neymar, kemi ende shumë ndeshje për të luajtur. Këta janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, përcaktues në Champions League. Nuk është e mundur që të humbasin kaq shumë lojtarë, për më tepër nuk kemi një zëvendësues për Cavanin”, u shpreh tekniku gjerman.

Tuchel Cavani

Për PSG dëmtimet janë shndërruar në makth, për më tepër vijnë gjithnjë në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Nëse Cavani nuk ia del, Tuchel pritet të luaj me Di Maria, Mbappe e Draxler në vijën e parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.