Standard.al

Për tu mos u humbur, 5 mësimet si të jesh i lumtur nga guruja i lumturisë…

0

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ishte guruja e lumturisë Avinash Ananda.

Ai gjatë intervistës dha mësime shumë të vlefshme për të qënë i lumtur dhe si të marrim energji pozitive.

5 mësimet e gurusë së lumturisë janë më poshtë.

1.Nëse ti je njeri pozitiv dhe përpiqesh të bësh pozitiv një njeri negativ, ai negativi do të bëj ty negativ. Ajo që duhet të bëjmë është të zhvillojmë një sistem imunitar psikologjik në mënyrë që pavarësisht negativitetit që do të na vijnë nga bota, ka shumë mënyra për t’iu shmangur atyre. Një mënyrë është ti flasim vetes.

2.Ka vetëm dy gjëra në jetë.Ose di diçka ose nuk di. Kur e di diçka nuk ke pse të besosh ndonjë gjë sepse e di. Atë që nuk di duhet ta besosh. Për shembull nëse dikush beson në Zot dhe ndihet mirë, le të besojë. Ata që janë të martuar a besojnë se bashkëshorti ose bashkëshortja janë besnik? Nëse besojnë se janë besnik dhe i bën të ndihen mirë, ta mbajën atë besim , mos të kontrollojnë.

3.Çdo natë para se të flesh gjumë ose ku zgjohesh çdo mëngjes sepse këto janë dy kohët kur mendja jote është më e predispozuar mbaje veten larg negativitetit dhe me energji pozitive thuaji vetes: ‘Unë jam shitësi më i mirë në botë’.

4.Bizneset duhet të instalojnë një sistem lumturie në mënyrë që lumturia të bëhet një magnet për suksesin. Kur punonjësit janë të lumtur dhe klientët janë të lumtur.Kur klientët janë të lumtur ka më shumë biznes dhe më shumë përfitime.

5.Nëse diçka shkon keq dhe ti thua ‘Pse unë’ mendja do të përgjigjet: ‘Sepse je idiot ose e meriotje’.Nëse e pyet veten ‘Pse unë kam kaq pak fat’ ti do të përqëndrohesh te fati i keq. Por nëse ti i bën vetes pyetje të zgjuara pavarësisht situatës mund të bëhesh më mirë  sepse ti e trajnon veten të përqëndrohet tek më e mira.

Kur çdo gjë shkon keq pyes veten’  Çfarë të mirë ka kjo ‘?  Sepse një situatë pavarësisht sa e keqe është ajo duhet të ketë diçka të mirë,nëse nuk mund të gjesh diçka të mirë pyetja që duhet ti bësh vetes është :’ Çfarë mund të mësoj nga kjo’? sepse në çdo situatë mund të gjesh diçka për të mësuar. Edhe nëse nuk ka asgjë të mirë as gjë për të mësuar duhet të pyesësh veten’ Çfarë duhet të bëjë më pas? Duhet të vazhdoj të mendoj për atë gjë apo duhet të eci përpara? Ky është mendim pozitiv. Pra ndonjëherë gjërat shkojnë keq, ne le ti bëjmë mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.