Friday, April 19, 2024
Home Sport Milot Rashica vazhdon të surprizojë me perla, shënon dopietë brenda 23 minutash

Milot Rashica vazhdon të surprizojë me perla, shënon dopietë brenda 23 minutash

0
144

Pas eurogolit në Kupën e Gjermanisë, talenti i kombëtares kosovare, Milot Rashica vijon të prodhojë perla.

Mesfushori 22 vjeçar ka realizuar një dopietë brenda 23 minutash, në fitoren 3-0 që Werder Bremen po merr aktualisht ndaj Augburg. Goli i parë erdhi vetëm pas 300 sekondash. Pasi shmangu mbrojtësin, lëvizje që hutoi edhe portierin, Rashica e kishte të lehtë të tundte rrjetën.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në minutën e 28-të. Ishte një “copy paste” i aksionit të parë, por natyrisht më i bukur. Një top i marrë në mesin e fushës krijoi hapësira për Rashicën, që u nis si rraketë drejt zonës. Në hyrje të saj, 22 vjeçari shmangu mrekullisht mbrojtësin dhe me të djathtën gjeti këndin e sipërm të portës.

Ekzekutim që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve, të cilët presin shumë nga talenti i  ish-mesfushorit të Vittese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here