Edmond Panariti: “Subvencioni” i zbrasjes së fshatit dhe vendit

0
127

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti, ka reaguar në rrjetin social facebook, për ndalimin e fondeve që u është bërë fermerëve dhe fshatit. Prerja e fondeve për fermerët dhe fshatin është një drame për vendin, shkruan Panariti.

Heqja e subvencionit të pensioneve për fermerët është në fakt subvencion i politikës së zbrasjes së fshatit dhe Shqiperise! . Është dekurajim i të jetuarit në fshat dhe punës në bujqësi dhe blegtori. Është ftese për largim dhe braktisje te fshatrave dhe vendit. Bujqësi pa subvencione dhe tani edhe pensione të fermereve pa subvencione, do të thote ti kthesh fshatrat pa banore dhe ti shnderrosh në emertesa gjeografike. Çfarë e mban të populluar Gjermanine, Francen, Italine rurale? Subvencionet e forta të fermave dhe fermereve te cilet marrin rreth 70%te buxhetit të Evropes. Prandaj prerja e fondeve për fermerët dhe fshatin është një drame për vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here