Standard.al

E PRANOJ PA KOMPLEKS SI DHËNDËR’, SABIANI FLET HAPUR PËR LIDHJEN E SELDIT ME KEISIN

0

Prej disa kohësh tashmë në mediat rozë është aluduar për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Seldi Qalliu dhe vajzës së Sabianit, Keisi Medinit.

Këto fjalë u përhapën pasi dyshja publikuan një këngë së bashku, ndërkohë që në klip u shfaqën mjaft të afët me njeri-tjetrin, madje duke u ledhatuar.

Keisi dhe Seldi mohuan të jenë në një lidhje, ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe Sabiani.

Në një prononcim për ‘Panorama Plus’, këngëtari ka treguar se Seldi është si vëlla i madh për Kesin, teksa theksoi se nuk do ishte aspak në dilemë dhe do e kishte pranuar pa kompleks si dhëndër edhe nëse do kishte diçka.

‘Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks’, ka thënë ai duke qeshur.

dftgyj.jpg

gfhjk.jpg

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.