Banorët në Astir mbjedhin pemët e shkulura: Erion Veliaj, do të vijmë tek shtëpia jote në qoftë se t’i i heq këto pemë

0
124

“Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, sepse askush nuk mund të bëjë ç’të dojë me shtëpinë tonë, dhe me këtë rast i bëjmë thirrje policisë që të mos guxojë të afrohet pranë banesave tona.”

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë kundër projektit të vijimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe dëmton pa të drejtë banesat dhe bizneset e tyre.

Gjatë kësaj proteste ata kanë marrë vendimin që të mbjellin disa pemë për të zëvendësuar siç thonë ata pemët e shkulura nga bashkia për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.

Ata kanë paralajmëruar se në qoftë se pemët që kanë mbjellë dhe do të mbjellin gjatë ditëve në vijim, shkulen nga bashkia, ata që e bëjnë këtë akt sipas tyre do ta paguajnë me gjak.

“Erion Veliaj, do të vijmë tek shtëpia jote në qoftë se ti i heq këto pemë, sepse ai që tenton ta bëjë diçka të tillë do ta paguajë me gjak. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, sepse askush nuk mund të bëjë ç’të dojë me shtëpitë tonë, dhe me këtë rast i bëjmë thirrje policisë që të mos guxojë të afrohet pranë banesave tona. Pemët që mbollëm dhe do të mbjellim janë banorë të Astirit dhe askush të mos guxojë t’i prek”.  

Ndërkohë banorët kanë vendosur që njërës nga pemët e mbjella ti vendosin emrin e Ardit Gjoklajt i cili mbeti i vdekur në landfillin e sharrës ndërsa punonte për të siguaruar të ardhura që të mbante familjen.

Në ditën e 99-të të protestës janë shprehur se janë të vendosur për vijimin e protestës deri në anullimin e plotë të projektit.

Ata kanë hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Rama dhe Erion Veliajt të cilin e akuzuan si vrasësin e Ardit Gjoklajt.

Protestës së tyre i është bashkuar si gjithmonë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili u shpreh se, sot në gjithë Shqipërinë qytetarët janë ngritur në protesta kundër qeverisë.

Sipas Balliut krimi dhe korrupsioni qeveritar i kanë ngritur shqiptarët në gjithë vendin në këmbë duke protestuar kundër saj.

Balliu ftoi qytetarët që ti bashkohen protestës së 16 shkurtit e cila sipas tij do të shënojë edhe fundin e Edi Ramës në pushtet.

“Rezistenca juaj dhe e qytetarëve shqiptarë do të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale dhe korruptive”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here