Si u ndanë pesë gjyqtarët në verdiktin e tyre? Dritan Dajti i shpëton burgimit të përjetshëm

0
128

Seanca gjyqësore në Apel filloi në orën 09:00 të ditës së djeshme, ndërsa vendimi përfundimtar i pesëshes së gjyqtarëve është dhënë në orët e pasdites, duke mbyllur kështu një nga proceset më të gjata gjyqësore dhe të shoqëruar me bujë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Kështu, gjykimi i shkurtuar i ka dhënë të drejtën Dajtit të përfitojë nga ulja e dënimit me 1/3-ën. Çështja është gjykuar nga gjyqtarë, të cilët vinin nga Apelet e Rretheve, ndërsa vendimi u dha pas disa seancash shtyrje për mosformim të trupit gjykues.

Sipas burimeve të “Panorama” mësohet se dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë.

Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here