Standard.al

Serbia në BE vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës

0

Për çështjen më të nxehtë të momentit ka shkruar sot e përditshmja britanike “The Times”, e cila thekson se “hyrja e Maqedonisë në NATO shënon fundin e një betejë të gjatë, por hartimi i rajonit në një mënyrë që do t’i kënaqte të gjithë aktorët mbetet ende një pikë e pamundur”.

Ndarja e Kosovës është një nga temat që ka ndezur shkëndija tensioni në rajonin e Ballkanit, teksa në mjediset politike flitet për një marrëveshje paraprake Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh.

Gjithashtu ka aludime për një ndarje klanesh lidhur me këtë çështje, me SHBA-të që raportohet të jenë pro shkëmbimit të territoreve për arritjen e paqes Kosovë-Serbi dhe BE-në që është kategorikisht kundër.

Duke e përshkruar ish-Jugosllavinë si një ‘puzzle’ e kompozuar nga shtatë pjesë, gjashtë ish-republikat plus Kosovën, “Times” shkruan se dy dekada pas përfundimit të luftës në Ballkan, Bashkimi Evropian dhe NATO po numërojnë shtetet e sapolindura duke investuar në to miliarada dollarë dhe duke premtuar partneritet, në përpjekje për të garantuar paqe dhe zgjidhje për kufijtë.

Me hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe në të ardhmen, potencialisht si një vend që do të fillojë negociatat për hyrje në BE, me pjesët veriore dhe jugore të ‘puzzle-it’ të Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë duket se gjithçka është përmirësuar, por Serbia, Bosnja dhe Kosova, ende mbesin në zemër të këtij rajoni që ende diçka po shkon keq, shkruan Times.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.