Pikëpyetje, komente, akuza/ A është Gent Cakaj i dashuri i vajzës së Linda Ramës?!!

0
115

Ka patur e vazhdon të ketë hamendje, pikëpyetje, komente, madje edhe akuza të çdo lloji, lidhur me tërbimin e Edi Ramës, për të emëruar “kosovarin” Gent Cakaj, në postin e Ministrit të Jashtëm e sidomos, manifestuar haptazi, në këmbënguljen për ta bërë ministër “de facto” edhe pa dekret presidencial.

Nga çdo anë ta shikosh këtë lëvizje të Ramës, rezulton absurditet, që një “çunak” pa përvojë e anomim dhe në Kosovë, të emërohet kryediplomat i një vendi si Shqipëria, me tranzicion 28 vjeçar e mbetur jashtë BE. Logjika e thotë që vendi kërkon një ekspert në këtë detyrë delikate.

Nëse Baton Haxhiu, ia ka sjell Gent Cakajn kryeministrit, si “kursant” delirant e ëndërrimtar në zyrat e kryeministrisë, për të mësuar nga punët e qeverisë, këmbëngulja deri histerike-skizofrenike e Ramës, për ta bërë patjetër ministër, rezulton se nuk është “qokë” për Batonin apo motiv punësh shtetërore, por urdhër për promovim e mbështetje prindërore, nga Linda Rama.

Sipas informacionit që na ka ardhur, rezulton se Gent Cakaj, për shkak të kontakteve në zyrat e shtetit, ka krijuar e po vazhdon një lidhje dashurie me Rea Xhillarin, vajzën e gruas së Edi Ramës, të birësuar prej tij e të mbështetur me fonde publike, në biznesin e ndërtimit ku ajo bën pjesë dhe, në një OJF rinore ku është vetë pronare.

Emërimi i Cakajt Ministër i Jashtëm, është një skenar i projektuar brenda sarajeve të Surrelit, urdhëruar nga Linda Rama, pse jo edhe jashtë dëshirës së Ramës, por i imponuar, për shkak se siç provojnë shumë raste, pushteti i PS dhe froni kryeministror, nuk drejtohen nga Kushtetuta dhe programi i qeverisë i PS, por nga interesat dhe planet e bashkëshortes së tij.

Çifti kryeministror, ka detyrime të kujdeset për fëmijët, por jo secilin që ata dashurojnë, duhet ta promovojnë e “celebrojnë” edhe si çift ministror, qoftë edhe sikur të jetë “gjeni”, por që në rastin konkret, kandidat-dhëndri i çiftit kryeministror, rezulton anonim, ndërkohë që Shqipëria brenda e jashtë kufijëve të saj zyrtar, ka shumë potenciale me formim dhe karrierë diplomatike të preferuar nga ndërkombëtarët.

Mirëpo, qeverinë e ka marrë Rama dhe PS-ja, por froni që iu dha Genti Cakajt si i dashur i vajzës e jo si diplomat, tregon se qeverinë e ka krijuar, e ndryshon dhe e komandon “zonja e parë” e sarajeve Linda Rama (Basha, Xhillari) e jo Rama, që ka emrin në protofolin kryeministror e atë si Ministër i Jashtëm.

Nëse Edi Rama, i ka deleguar postin ministror, të dashurit të vajzës së birësuar, vetë është një “dele” e Linda Ramës, që i miraton e zografis gjithçka ajo urdhëron, si ligje, vendime, urdhëresa, koncesione, tendera, projekte për OJF-të, lista deputetësh, amnisti fiskale, heqje e vendosje taksash, emërime e shkarkime ambasadorësh, konsujsh, ministrash, drejtorësh, bordesh.

Këtë komandim pushteti dhe financash shteti, e dëshmojnë qartë, faktet e shumta që jo vetëm denoncohen në media, por edhe pranohen e thuhen nën zë nga zyrtarët nëpër institucione, disa prej të cilave janë këto:

– Afro 70% e ambasadorëve e konsujve, janë familjarë, krushqi, miqë, shokë e shoqe të ngushta, të afërm dhe bashkëpunëtor të Linda Ramës, në OJF-të dhe bizneset e saj.

– Në 1810 bordet shtetërore, që janë në institucionet e shërbimet publike, afro 80% e drejtuesve dhe 70% e përbërjes së tyre antarësore, janë “rrethimi i vogël” i Linda Ramës, ose vajzës së saj.

– Afro 90% e OJF-ve, që janë pjesë “oborrit” qeveritar e marrin gjithë projektet financiare me firmë vulë të Edi Ramës, janë pronësi e fije lidhëse të Linda Ramë e vajzës së saj, madje edhe të dy ish-bashkëshortëve para kryeministrit.

– Afro 80% e drejtorëve qendror dhe 40% e drejtorëve rajonalë, janë të emëruar dhe komandohen nga Linda Rama.

– Afro 90% e operacioneve bankare me fonde shteti, afro 70% e koncesioneve në shërbimet publike dhe 80% e tendërëve në infrastrukturrë e investime straegjike, kryesisht turizëm e mjedis, janë monopol i Linda Ramës.

– Afro 80% e ligjeve, VKM-ve, udhëzimeve qeveritare, janë të udhëruara e hartuara sipas interesave të Linda Ramës dhe individëve e grupeve të bizneseve vendës e të huaj, me të cilët ajo bashkëpunon. /Pamfleti/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here