Modelet e këpucëve që “ua nxijnë jetën”, eliminojini!

0
106

Ecja është shumë e rëndësishme, ndaj dhe është në dobinë tonë që të gjejmë një palë këpucë që të ecim rehatshëm dhe të mos na shkaktohet asnjë dëmtim.

Mesatarisht, një person ecën për 245-292 kilomentra në vit.

Për këtë arsye, në këtë artikull do t’ju prezantojmë me 6 llojet e këpucëve që mund t’ju shkaktojnë dëmtim në trupin tuaj.

Këpucët me majë të ngushtë.

Personat që kanë këmbë të gjera nuk do të ndiheshin aspak rehat nëse do të vishinin këpucët që e kanë majën e tyre të ngushtë. Kjo do t’i shkaktonte trupit stres dhe do të sillte në dëmtimin e nervave të këmbës.

Ndaj është shumë e këshillueshme që para se të blini këpucët, vishini ato dhe shikoni si ju qendron këmba tek maja e këpucëve.

Shapkat me gisht ju dëmtojnë kyçet e këmbëve.

Trë gjithë ju preferoni të vishni shapka me gisht në verë dhe ky është fakt. Por, i dini pasojat që mund të sjellin ato tek këmbët tuaja? Në fillim, këto shapka fërkohen në gishtat tuaja dhe mund t’ju shkaktojnë dëmtim në lëkurë.

Më pas, mbajtja e shapkave me gisht sjell në dëmtimin e kyçeve të këmbës, ndaj dhe nëse jeni duke veshur shapka me gisht dhe ju shfaqen probleme të tilla, ju duhet t’i hiqni sa më parë.

Takat e larta dëmtojnë nervat në këmbë.

© jsherman256 / reddit © depositphotos.com

Femrat nuk do të heqin dorë kurrë nga takat e larta, pasi në majë të tyre ato duken shumë elegante. Por, rreziku që ju shfaqet është më i madh se dëshira për t’u dukur e bukur. Duke mbajtur për një kohë të gjatë taka të larta, ju mund të përballeni me rrezikun e ndryshjeve të këmbës, dëmtim të nervave të këmbës apo të keni dhimbje në kurriz.

Për të lëhtësuar këtë hall, ju duhet të zgjidhni taka jo më të larta se 3inç.

Këpucët e sheshta shtojnë presionin në këmbë.

Fakti që këpucët e sheshta mund t’ju shkaktojnë probleme, duket i çuditshëm, por është mëse i vërtetë. Këto lloj këpucësh nuk kanë një taban të fortë, duke bërë që presioni i shtypjes së këmbës të jetë më i lartë.

Si rrjedhojë, ju do të përballeni me dhembje në kyçe apo në shpinë.

Këpucët e vrapimit duhet të vishen me “karar”.

Është shumë e saktë! Ne këshillojmë që këpucët e vrapimit, ose atletet ju duhet t’i vishni vetëm kur të keni dalë për vrap. Edhe pse atletet duken shumë të lehta dhe të rehatshme, ato mund të kthehen në problem për këmbët tuaja pasi nuk janë fleksible.

Por, ka gjithnjë një zgjidhje. Nëse doni që të vishni përditë atlete, atherë duhet të zgjidhni modelet që kanë një taban më të fortë.

Këpucët me bazament të lartë (si platformë) ju dëmtojnë ecjen.

© depositphotos.com © depositphotos.com

Këpucët (platformë), të cilat vishen në përgjithësi nga personat e shkurtër, pasi këto lloj këpucësh kanë bazament të lartë janë shumë pak të këshillueshme.

Këto lloj këpucësh nuk përthyhen dhe kështu shkaktojnë shumë stres tek këmbët tona. Mekanizmi i ecjes përfshin vënien në punë të të gjithë muskujve dhe mekanizmave përthyes, ndaj dhe këto lloj këpucësh e frenojnë këtë mekanizëm.

Ndaj me është shumë e këshillueshme që t’i vishni sa më pak këto lloj këpucësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here