Standard.al

Ja si Taulanti mbron Spiropalin!

0

Pavarësisht prirjes për të sulmuar Spiropalin, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur, thotë Balla, duke bërë mbrojtësin e Spiropalit.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ , kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i pyetur në lidhje me vizitën e djeshme të ministres Elisa Spiropali në familjen e vajzës 14-vjeçare të përdhunuar në Kavajë është shprehur se ajo ka vepruar drejtë.

Kritika të shumta ka patur nga opozita, por dhe nga personazhe publikë e qytetarë të thjeshtë për vizitën e Spiropalit në familjen e të miturës së abuzuar. Prej tyre është parë si shfrytëzim i viktimave për qëllime politike, ajo që u shfaq në ERTV.

Nga ana tjetër, deputeti i PS-së e ka konsideruar gjënë e duhur këtë veprim, si dhe një mundësi për t’i dhënë zë familjes së vajzës.

“Ky ka qenë një rast shumë i rëndë dhe policia e shtetit në bashkëpunim më Prokurorinë ka kryer të gjitha veprimet dhe jemi në fazën që personat fajtorë duhet të vuajnë pasojat përkatëse. Duhet të nxisim për të denoncuar këto raste. Ka prirje të shumë mediave që shpesh thyejnë rregullat e privatësisë për të kapur lajmin. Spiropali ka bërë shumë mirë që pas seancës së të enjtes, ku ne na akuzuan se ishim fajtorët , por gjithçka nuk ishte e vërtetë. Familja kishte nevojë për solidaritet dhe ky solidaritet u shpreh në mënyrë të qartë nga Elisa dhe të gjithë jemi me atë familje për t’i mbështetur.

Pavarësisht prirjes për të sulmuar Spiropalin, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur. Ishte e rëndësishme që ata që u përpoqën që gjoja të flisnin në emër të familjes në Kuvend, morën një përgjigje nga familja. Berisha bën statuse idioteske për këtë rast dhe le të lëmë këtë familje të rikuperojë këtë presion psikologjik. Ishte një mundësi për t’i dhënë zë asaj familje. Gjithçka u bë për të sqaruar një baltë se institucionet nuk kishin vepruar”- tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.