Heshtja vrastare e Ministres së Arsimit dhe shteti që të vret për së dyti

0
121

Nga Ndriçim Mehmeti

Heshtja vrastare e Ministres së Arsimit dhe shteti që të vret për së dyti

Përtej ngjarjes së Kavajës, ulërima deri në kupë të qiellit, duhet të ishte, ku është shteti? A kemi shtet? A ka njeri që na mbron? A na vlerësojnë si qytetarë, apo thjesht jemi numëror në regjistrat civil, për të bërë një statistikë, sa rrojnë, sa ikin nga kjo botë, sa taksa do t’u marrim, kur do t’i rrjepim dhe sa do t’i rrjepim? Ku ishin trimat që vrapuan kur Griselda “u rrëmbye dhe i morën princin trashëgimtar të kurorës”? Trimat që dërguan nderi në Bruklsel kartë e hoqën tel, se na kishte humbur jo vetëm pasardhësi, por edhe linja e gjakut blu jo vetëm për qytetin e vogël të Shqipërisë, por për gjithë botën mbarë.
Së fundi dhe më e para, ku është e dhembshura Ministre e Arsimit dhe nënëmadhja ish-Ministre e Arsimit?
Janë shumë pyetje që kanë secila ka nga një përgjigje. Ju kujtohet Ministria Nikolla në 2015. Me siguri nuk ju mbahet mend që hoqi një drejtoreshë nga puna, sepse kur ajo vajti “rastësisht” në shkollën e saj në mes të Tiranës, nuk e gjeti në punë, por duke pirë kafe në orarin kur shkolla kishte mësim. Një masë tejet e ekzagjeruar, po të kemi parasysh se Ministrja Nikolla, lejoi një kafene në oborrin e saj që punonte 24 orë, si mejhanet e lagjeve. Po le ta zëmë se Nikolla pati të drejtë, si reagoi nëna e dhembshur, gruaja, mësuesja dhe ish-drejtoresha Nikolla, ndaj rastit makabër të Kavajës? Me siguri e kaloi në një nga sallonet e bukurisë, duke u kuruar për seancën e radhës? Po pasardhësja e saj, që qe 1 vit e gjysëm, ka udhëhequr arsimin parauniversitar, çfarë bëri? Asgjë. As edhe një ndjesë publike. Asnjë grup punë, për të vlerësuar situatën. Asnjë masë ndaj përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë. Asnjë takim me Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore të Qarkut Tiranë, e cila, ka nën juridiksionin e saj, Zyrën Arsiomore Kavajë. Asnjë takim me punonjësit e shërbimit psiko-social. Asnjë deklaratë qoftë edhe nga punonjësi i nivelit të dytë të administratës publike, në Ministrinë e Arsimit. Sigurisht që nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë nga Ministrja e Arsimit, pasi edhe mediat e shkruara dhe vizive, nuk i dhënë ndonjë rëndësi rolit të Ministrisë së Arsimit, por vetëm policisë. Kjo për faktin se me ministrinë e Arsimit nuk do ta prish njeri, ka interesa të mëdha: projekte të shoqatave që drejtojnë, ti9tujt akademik, vende pune në borde, vende punë në universitet, etj.
Kështu që Ministria e Arsimit nuk ka asnjë faj. Përkundrazi, shoqëria, populli i Kavajës, Policia, Bashkia, punonjësi i policisë së lagjes, byrkeshitësi, kanë faje me thes, por jo shkolla, mësuesit, drejtoria e shkollës etj,. Pale ministrja Shahini që nuk duhet zënë në gojë fare.
Ku e gjen guximin e marrë një Ministër të heshtë para gjithë kësaj ngjarje që vështirë se ka emër?
Tek morali që ka vetë qeverisja. Tek perversiteti që e shoqëron prej krijimit deri tani. Pjesëtarë dhe ish-pjesëtar të qeverisë janë të njohur për udhëtimet e tyre me qëllim turizëm erotik deri në shfrenim. Një pjesë janë ngjitur në atë post pikërisht prej meritës që kanë pasur në organizimin e festave që mund të quhen fare mirë orgji. Kërkesa e llogarisë ndaj atyre që besuan në “rilindje”, është zero, pasi të tjerë u votuan e të tjerë gëzojnë pushtetin. Besa nuk ka pse të reagoj, as të mbaj përgjegjësi dhe as të thotë asnjë fjalë për ngjarjen e Kavajës, pasi ajo beson fort se ngjarja nuk ka të bëjë fare me të, derisa e gjithë historia ka ndodhur rrëzave të pallateve e ku di unë se çfarë. Besa beson fort se pastruesja duhet t’i ketë veshët ngritur e të jetë vigjilente dhe jo mësuesja e shkollës “Rilindje” e as drejtoresha, pasi ato kanë punë të mëdha, në prag të zgjedhjeve lokale. Besa është e bindure se këto ngjarje, ndodhnin rëndom atje ku ka studiuar ajo në Kanada e gjetiu. Madje ajo ka parë edhe filmat e servirur nga Spitropali, me skenar përdhunimi të vajzave, në kolektiv prej moshës 13 vjeçe. Pra Besa nuk ka pse merret me këtë punë, aq më tepër tani që greva e studentëve është shuar, do të hidhen ca si shumë euro për konviktet dhe ka për të tërë për të marrë nga një llokmë, që duhet për një jetë të mirëqenë pas postit të ministrit. Besa nuk doli në parlament të fliste asnjë fjalë, pasi kishte kryellaxoren, që ja di marifetin këtyre punëve e foli e foli për të gjithë me radhë.
Kush ishte mënyra më origjinale, që shteti gjeti ta vriste për së dyti vajzën e shkretë dhe familjen e saj.
Shteti doli e thërriti: “I pritëm në zyrë e do t’i ndihmojmë të marrin pasaportat që të ikin nga sytë këmbët”. Kësaj i them solidaritet, prej partisë që bërtet dhe e ka për detyrë të bërtas e të tregoj me çdo mënyrë që është pranë njerëzve. Por jo. Të vetëquajturit rilindës, në shkollën “Rilindja” u plasi dhe nuk u mbeti asnjë fije llastikë nga tullumbacja aq shumë e fryrë për arsimin. Shkolla miqësore, qendër komunitare, ku fëmijët ndihen të sigurt, me tekstet më të mira të shtëpive botuese prestigjoze në Evropë, projekti 3 lëndë në 6 orë, bëjmë detyrat e shtëpisë në klasë, oficeri i sigurisë, u rrëzuan e u bënë pluhur e hi, në një nga ngjarjet më të dhimbshme, në të cilën shteti nuk tregoi as minimumin e solidaritetit. Shteti e vrau sërish vajzën, duke shpjeguar përmes ministrave të tij se “ngjarje të tilla ndodhin në ShBA dhe Finlandë dhe se ato bëhen filma”. Për ta shtyrë edhe më thellë thikën në plagë ka menduar drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtës së Fëmijëve që deklaron, se : Adoleshentët nuk e dinin që po kryenin një vepër penale”. Ministri L(l)eshi u kujdes të nxirret të larë Policinë e Shtetit me deklaratën më injorante dhe idiote të bërë ndonjëherë: “Policia e Shtetit ekzekutoi në kohë urdhër-arrestet e lëshuar nga Gjykata”. Kaq. Vetëm kaq ishte detyra e Policisë së Shtetit. Nuk ka rëndësi fare puna parandaluese e saj, as komunikimi me shkollën dhe as projekti i famshëm i policimit në komunitet.
Shoqatat për mbrojtjen e fëmijëve, të gruas, Avokati i Popullit, Komisioneri kundër Diskriminimit, as që e ruajtën fare. Pra të gjithë lan duart, u kënaqën me faktin që familja do të ikë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria . Kjo është zgjidhja më origjinale në kushte kur shteti nuk ka asnjë detyrim dhe asnjë funksion në mbrojtje të qytetarëve të vet dhe shkolla ka mbaruar misionin e vet, për të edukimin e fëmijëve, ruajtjen dhe sigurinë e saj, sigurimin e mjedisi të barabartë, edukativ dhe miqësor për fëmijët. Shkolla është dorëzuar plotësisht kulturës së rrugës, të të fortit (bullizmit), hashashit dhe alkoolit dhe së fundi dhunimit seksual dhe shantazhimit që në moshën e herët të adoleshencës. Prandaj Ministrja nuk doli dhe bën mirë të mos dali. Mandati si ministër, prej Besës, është kuptuar si një privilegj i madh “për mundin dhe djersën që ka dhënë në arsimin kombëtar” dhe sigurisht është edhe një tjetër përftimi në CV e saj, për të vijuar punë në të ardhmen në OJF-të, ku paratë burojnë pafundësisht. Besa nuk arriti dot të ngrihet as në nivelin e bashkatdhetarëve të saj në Kosovë dhe jo më nivelin e vendeve perëndimore, nga ku pretendon se ka marrë një pjesë të mirë të shkollimit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here