Standard.al

‘Dikur më tallnin sepse vija era djersë!’ Blogerja shqiptare në Amerikë!!!

0

Egreis Gjergjani, në Instagram @thestilettomeup, ka ndarë një ndër eksperiencat e saj të dhimbshme të fillimit të kolegjit në Amerikë, pasi emigroi nga Shqipëria drejt ‘tokës së ëndrrave’.

Ajo është një ndër blogeret e njohura shqiptare në Instagram me mbi plot 478 mijë ndjekës, vend ku ndan edhe jetën e saj personale si nënë e tre fëmijëve të vegjël dhe biznesit të saj.

Ajo ka rrëfyer në një video disa minutëshe se kur shkoi në Amerikë në moshën 14-15 vjeçare e tallnin se mbante era djersë dhe kjo në fakt vinte si rrjedhojë i ndryshimit të kulturave.

“Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogeria përgjatë videos.

Sot, përpos angazhimit dhe suksesit si blogere, Egreis Gjergjani është edhe një biznesmene e suksesshme falë linjave që ka krijuar qoftë me veshje për fëmijë apo edhe për femrat, së fundmi.

Shpesh frymëzuese duke ndarë eksperiencat e saj personale, nëna e tre fëmijëve ndan në Instagram momente nga jeta personale, familjare dhe bizneset.

E si për ironi të fatit me ndodhitë tallëse në Instagram, blogerja shqipgtare madje ka përmendur edhe emrin e njërës prej vajzave që e tallnin në kolegj duke thënë: “Mbaj mend një vajzë me emrin Samanta në gjimnaz që më kërkonte shpesh të tokja dorën me të. Mendoj se ajo e bënte këtë veprim që të ndjente erën e keqe. E unë ngrija dorën për ta tokur dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me grupin e shokëve. E nëse po e shikon këtë Samanta, vafsh në djall!”,përfundon rrëfimin blogerja shqiptare.

Egreis është e martuar prej pak vitesh me partnerin e saj dhe kanë tri fëmijë: dy djem dhe një vajë. Ajo njihet ndryshe edhe si blogerja e fiksuar pas këpucëve, pasi zotëron një dhomë të tërë përplot me to.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.