‘A doni t’ia falim të ardhmen një njeriu të tillë?’ Tabaku: Reagimi i Ramës ndaj Vokshit është i turpshëm

0
90

Deputetet e PD Jorida Tabaku dhe Dhurata Cupi kanë dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj koleges së tyre, Albana Vokshi, pasi kjo e fundit kërkoi të hiqej nga Facebook videoja e publikuar nga ERTV me prindërit e vajzës së abuzuar në Kavajë si dhe të shkarkohej ministrja Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Jorida Tabaku thotë se reagimi i Ramës ndaj Vokshit është i turpshëm dhe joetik dhe ftoi edhe deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që sipas saj gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Fasada gënjen!
Progresist nuk je duke pikturuar një kabinet me më shumë zonja në historinë e Shqipërisë. As duke e shitur veten si një kryeministër artist nepër botë.
Pasi e vërteta është tjetër. Majfton të shohim reagimin e padenjë që kryeministri ka kryer karshi koleges Vokshi, një reagim i turpshëm dhe tërësisht joetik. Jo vetëm se i drejtohet një deputeteje e cila ka qenë serioze në sjelljen e saj opozitare përballë mazhorancës së drejtuar nga kryeministri. Por, mbi të gjitha sepse i drejtohet një zonje e cila ka ngritur përherë zërin për dhunën ndaj femrave.
Çfarë të presim më shumë nga një kryeministër i tillë? Çfarë duhet të postojë më shumë një kryeministër që vendos të shpërfytyrojë figurën e një deputeteje pasi argumenti i mungon?

Ftoj deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik. A doni t’ia falim të ardhmen një njeriu të tillë?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here