Standard.al

Vizita në SHBA/ Nga takimi me Sekretarin e Shtetit tek fjalimi në Senat, pse Meta e përqëndroi diskutimin tek stabiliteti Rajonit

1

Presidenti Meta ne kuader te Mengjesit te Lutjeve, mori pjese ne nje vizite zyrtare ne SHBA. Ne kete vizite ai zhvilloi takime me zyrtare me te larte te shtetit amerikan, ku dallohet edhe fjalimi i tij ne Senat. Ajo qe u vu re ne diskutimet e Metes ishte meshimi tek rendesia e SHBA-ve ne sigurine dhe stabilitetin ne Rajon.  Ky diskutim i Metes vjen ne kohen kur ne tave eshte debati per korgijimin e kufijve nje ide kjo e hedhur nga Presidenti Thaçi ne bashkepunim me homologun serb Vuçiç si edhe me perfshirjen e paleve te treta, ku shume aludojne per Rusine. Ne kete kuader Meta gjithnje ka mbajtur qendrimin kunder ndryshimit te kufijve, qendrim qe e ka sot gjithe klasa politike ne Kosove si edhe opozita en Shqiperi. Nderkohe Rama gjithnje ka heshtur ne kete teme, megjithese eshte pefolur si njeriu qe qendron mrbapa strategjise dhe bashkimit mes Vuçiç e Thaçi.

 

Si me poshte takimet e Metes

Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C., Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresmenëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.

Presidenti Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashkëta globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta pati gjithashtu një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, znj. Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

 

Presidenti Meta pritet nga Kongresmeni amerikan, z. Robert Aderholt

Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga delegacioni parlamentar i Shqipërisë, u takua me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.

“Për shqiptarët, SHBA janë dhe do të mbeten partneri kryesor strategjik. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një rëndësi jetike për ne”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në përpjekjet e Shqipërisë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, për anëtarësimin në NATO, si dhe për përmbushjen e aspiratës euro-atlantike.

“Është e domosdoshme, – theksoi Presidenti Meta, – nevoja e një angazhimi edhe më të vendosur të SHBA në rajonin tonë, si një garanci për të gjithë investimin amerikan, por edhe si ndihmesë e pazëvendësueshme për finalizimin me sukses të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kongresmeni Robert Aderholt siguroi Presidentin Meta për angazhim të pandalur për forcimin e arritjeve në Ballkanin Perëndimor falë përkushtimit konstant të SHBA për paqen, lirinë dhe stabilitetin.

Presidenti Meta takohet me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel

 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme.

Presidenti Meta falënderoi Kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Presidenti Meta shprehu besimin se z. Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.

“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta.

Kongresmeni Eliot Engel siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.

1 Comment
  1. Shqiptaria says

    Interesant takimet ne kete grumbullim te kesaj organizate qe fshihet pas se ashtuquajtures lutje e se premtes. Ju ftoj te ndiqni nje dokumentar per kete organizate me ide naziste ne kanalin netflix me emer the famyli

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.