Video/Mbyti gruan, Teodor Lerës i duken shenjat e thonjve në fytyrë: “Më morën jetën!”

0
107

Në videon më poshtë mund të shihni Teodor Lerën, 53-vjeçarin që vrau gruan e tij Eva Lera në Vlorë dy ditë më parë teksa merret nga burgu dhe niset për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera e rrihte vazhdimisht gruan e tij. Ai ishte i papunë ndërsa Eva Lera punonte tek një dyqan në lagje. Eva Lera nuk ndahej nga burri vetëm për hir të tre fëmijëve të tyre, dy prej të cilëve ishin në emigracion, dhe vajza e vogël studionte në Tiranë.

Mësohet se Teodor Lera ka mbytur me duar bashkëshorten e tij, Eva, gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Lera është shprehur se ”Ato më morën jetën”, duke iu referuar gruas dhe vajzave të tij.

Teodor Lera ndodhej në gjendje të rëndë pasi humbi shumë gjak. Siç mund ta shihni edhe në video ai tani e ka marrë veten mjaftueshëm sa të paraqitet para organit të akuzës, ndërsa nuk mungojnë shenjat e thonjve në fytyrë, që me siguri i janë shkaktuar nga tentativat e të shoqes për t’i shpëtuar mbytjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here