Urdhri i Stomatologut / Çmimet e sherbimeve tek dentisti nuk do të rriten…

0
135

Pasi pati reagime të shumta edhe nga qytetarët por edhe nga shoqatat e ndryshme duket se ideja për të dyfishuar çmimet e sherbimeve stomatologjike nuk do të ndryshoehn.

Urdhri i Stomatologut ka vendosur sot të anulloje vendimin e tij, për të dyfishuar çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare.

Pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimit kundërshtues në mbledhjen e zhvilluar dje Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, vendosi të anulojë listën e çmimeve dysheme për shërbimet dentare.

Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda, thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”, thuhet në vendim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here