Kiço Blushi do mbetet në kujtesë! Meta: I pikëlluar për ndarjen nga jeta

0
151

Meta e cilëson shkrimtarin e njohur si nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970” me role të rëndësishme publike dhe qytetare.

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi mbrëmjen e sotme.

MESAZHI I METËS

I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.
Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.
Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here