Standard.al

Presidenti i Republikës së Ukrainës: Maqedonia tregoi unitet, i prishi planet Rusisë

0

“Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte shumë e vështirë, por vendi tregoi unitet dhe i prishi planet e Rusisë, e cila po përpiqej që ta pengonte këtë hap të rëndësishëm drejtë forcimit të sigurisë në Evropë. Ndërsa dera e NATO-s është e hapur për vendin e 30-të”, tha Poroshenko.

Presidenti i Republikës së Ukrainës, Petro Poroshenko, u shpreh se Rusia është përpjekur që të  pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Rusia është përpjekur ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por Maqedonia e tejkaloi këtë duke treguar unitet”, tha Poroshenko. Ai shtoi se protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO u nënshkrua më 6 shkurt në Bruksel dhe se vendi i Ballkanit së shpejti do të bëhet veni i 30-të i Aleancës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.