Kryemadhi akuza mazhorancës: Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit…

0
123

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu përgjigj zërave se dy deputetet e LSI, Floida Kërpaci dhe Kejdi Mehmetaj nuk kanë diplomë.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kryemadhi u shpreh se dy deputetët janë të diplomuara, ndërsa sipas saj disa deputetë dhe ministra të PS nuk kanë diploma dhe sipas saj diploma e tyre është për  t’ju lëpirë kryetari të tyre, kryeministrit Edi Rama.

“Po të mos hapen negociatat, Shqipëria do të shkojë mbrapa me politikën e saj të jashtme. Shqiptarët mendoj se duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe që të jetë pjesë e BE kërkohet një zgjidhje politikë. Ky parlament është ilegjitim edhe pse jemi pjesë e këtij institucioni që nuk të jep fjalën, falsifikon dekrete etj. Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar, ndersa Sporopali s’dihet a ka diplomë. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju. Po ju them edhe një herë mblidhni radhët dhe mos shkatërroni këto asete të shqiptarëve sepse mund të jetë shumë vonë për ju”- tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here