E Fundit/ Vdes krijuesi i Ligës së Kampioneve dhe trofeut më të famshëm “Topi i Artë”

0
203

Ferran u bë pjesë e gazetës më të madhe sportive franceze, “L’Equipe” në vitin 1948 dhe u zgjodh në ekipin që krijoi në vitin 1955 Kupën e Europës, e quajtur sot Champions League.

Ish-gazetari i “L’Equipe” dhe “France Football”, Zhak Ferran, ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 98 vjeçare. Ai pat marrë pjesë në krijimin e Ligës së Kampioneve dhe trofeut më të famshëm individual “Topi i Artë”.

Gjatë karrierës së tij të ndritur, Ferran ka qenë edhe kryeredaktor i “L’Equipe” dhe “France Football”, duke kaluar në duart e tij më të mirët, nga Pele, Platini e Krujf. U tërhoq nga gazetaria në vitin 1985.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here