Berisha trondit Kuvendin/ Kjo mazhoranca e përdhunuesve. Replikon Lleshaj/ Basha: Fshehet krimin…

0
95

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me ashpërsi nga foltorja e Kuvendit, Policinë dhe strukturat shtetërore që fshehën abuzimin me të miturën në Kavajë dhe ka zbuluar nje detaj tjetër tronditës teksa ngriti gishtin e akuzës mbi Taulant Ballën, kreun e Grupit të PS.

“Qytetarë! – tha Berisha. – Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në qytetin e Kavajës, përdhunim kolektiv, Policia u njoftua. Policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti, fshehu krimin.

Shërbimi Informativ njoftoi Kryeministrin dhe ministrat respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Vasalët e tij pa moral heshtën dhe fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues, si tre muaj më parë me djalin e deputeti të tyre; Përsëritën të njëjtin rast kur një e sëmurë me AIDS sulmoi kryetarin aktual të Grupit për përdhunim…Është dita juaj pra! Nëse nuk i kërreni, nuk do të keni kurrë fëmijë të sigurtë në shkollat tuaja. Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat!

Sandër Lleshaj i sugjeroi Bashës të mos i tregojë me gisht, pasi sipas tij kur ishte kryedemokrati në Ministrinë e Brendshme janë vrarë 4 njerëz në Bulevard. Por i menjëhershëm ka qenë replika e Bashës, i cili i përmendi Lleshajt një shprehje të popullit dhe e konsideroi fatkeq.

 

“Ka një shprehje të njohur për shqiptarët kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Duhet të pyesësh Ramën pse i promovoi ata që akuzohet se shtinë mbi ata që sollët për t’i vrarë. Këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. Ty të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajate. Je fatkeq se kur të tjerët janë zbythur duke treguar këto gënjeshtra ti je i fundit dhe kujton se po tregon gjëra të reja. Je dy herë fatkeq sepse kur unë punona dhe plotësova 150 kritere ndaj luftës ndaj krimit të organizuar dhe arrita të plotësimin e lëvizjes së lirë në shengen, ju e kishit mendjen si të krijonin alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë për vizat, por pa sukses. Ku e ke katandisur sot Shqipërinë shefi yt dhe propaganda juaj nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Evropës dhe Kolumbia e Evropës ku është rekordi i Ministrisë së Brendshme”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here