Sistemi VAR nxjerr bllof UEF-ën, nuk është i përsosur

0
131

“Sistemi nuk është i përsosur. Ai duhet të ndërhyjë kur gabimi është i qartë, ose kur ka pasur një incident serioz që prek një lëvizje vendimtare. Ne do t’i kërkojmë arbitrit të vendosë duke e parë ngjarjen në ekran.Nëse VAR do të përdoret, arbitri duhet gjithmonë të marrë vendimin përfundimtar,” tha Rosetti.

Futja e video assistant referee (VAR) në botën e futbollit është mbështetur dhe diskutuar dhe kontestuar nga shumë njerëz të futbollit.

Por tani, ajo do të debutojë në një nga garat më të mëdha të klubit të futbollit: Ligën e Kampionëve. VAR do të futet në fazën e 1/8-ave të turneut, ndërsa UEFA pretendon se është e rëndësishme që arbitri të marrë vendimin përfundimtar për çdo incident.

Udhëheqësi i UEFA-s, Roberto Rosetti shpjegoi se organizata beson se syri i njeriut gjithmonë duhet të quajë incidente situatat që mund të vendosin rezultatin e një takimi.

“Sistemi nuk është i përsosur. Ai duhet të ndërhyjë kur gabimi është i qartë, ose kur ka pasur një incident serioz që prek një lëvizje vendimtare. Ne do t’i kërkojmë arbitrit të vendosë duke e parë ngjarjen në ekran.Nëse VAR do të përdoret, arbitri duhet gjithmonë të marrë vendimin përfundimtar,” tha Rosetti.

Liga e Kampionëve mund të jetë kompeticioni i fundit që do të “përqafojë” teknologjinë, e cila më parë u përdor edhe në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here