Friday, March 29, 2024
Home Aktualitet Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur forma të reja për...

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë vendosur forma të reja për protestën

0
112

Asambleja ka vendosur vazhdimin e veprimeve drejt organizimit sindikalist të pedagogëve dhe personelit administrativ si dhe nisjen e një procesi të reformimit të brendshëm në këtë fakultet nëpërmjet diskutimeve formale në Asamble dhe takime periodike me studentët.

Pas grevës treditore, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, kanë vendosur të vazhdojnë protestën në forma të tjera.

Ndërprerja e grevës treditore sipas tyre, ka të bëjë me studentët për të mos humbur kështu vitin akademik 2018-2019.

Asambleja e këtij fakulteti ka vendosur nisjen e një peticioni të përbashkët me studentë, pedagogë dhe qytetarë drejtuar qeverisë shqiptarëve për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, koordinimin e veprimeve me pedagogë të fakulteteve të tjera dhe universiteteve të tjera për vijuar kundërshtimin e ligjit si dhe përshkallëzimin e hapave ligjore deri në një referendum kombëtare.

/Ora News.tv/

Tags

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here