“Kufijtë Kosovë-Shqipëri.” Deklarata e papritur nga lideri i Boshnjakëve: Kërkon të bashkohet me shqiptarët

0
121

 

“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, tha Ugljanini.

Idetë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka nxitur ide të tjera në Ballkan.  Së fundmi ka zëra që krahina e Sanxhakut në Serbinë e Jugut kërkon të bashkohet me shqiptarët në Kosovë.

Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët dhe kushtet me të cilat jetojnë ata.

Sipas mediave këtë ide e ka shpalosur lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin. “Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha Ugljanini.

Duhet të nënvizojmë se Sanxhaku ka një përqindje shumë të madhe shqiptarësh, të cilët për shkak të dhunës dhe respresionit serb janë deklaruar si boshnjakë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here