Monika Kryemadhi: Protesta e 16 shkurtit jo protestë politike, por protestë për hallet e çdo shqiptari

0
162

Ne sot mbajmë vendin e parë në botë për azilkërkuesit. Iu premtua shqiptarëve se do të ulen taksat, u rritën taksat. Data 16 shkurt, opozita proteston, por nuk është protestë politikë. Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara, u shpreh kryetarja së LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI-së së njësisë 8 në Tiranë.

Fjala e Kryetares së LSI-së me strukturat e LSI-së së Njësisë 8 në Tiranë

Të gjithë ne kemi një obligim, familjen dhe shtëpinë, sepse secili nga ne, të gjithë burra e gra që jemi këtu sakrifikojmë, punojmë, luftojmë nga mëngjesi deri në darkë për të garantuar ushqimin për fëmijët, për të garantuar mirëmbajtjen e shtëpisë, për të garantuar faturat e dritave, të ujit, taksat, për të garantuar librat e fëmijëve në shkollë, veshmbathjen, çdo gjë. Dhe aq më shumë, larg qoftë, kur kemi njerëz të sëmurë në shtëpi që duhet të marrim të marrim përsipër edhe shpenzimet e tjera si ilaçet apo atë angarinë e tmerrshme nëpër spitale.

Kjo është detyra jonë, e çdo kryetari familjeje, e çdo nëne që të luftojë e sakrifikojë për fëmijët. Por në fund të fundit, edhe politika në Shqipëri duhet të bëjë këtë gjë. Duhet ta kthejë Shqipërinë si një shtëpi ku shqiptarët ndihen mirë, shqiptarët të ndihen komodë, shqiptarët të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Ne sot mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues, sepse i premtuan shqiptarëve 300 mijë vende pune dhe në fakt shqiptarët janë 400 mijë që kanë ikur nga Shqipëria dhe pjesa më e madhe janë të rinj e të reja. Iu premtua shqiptarëve që do të ulin çmimin e energjisë elektrike, por në fakt u rrit çmimi i energjisë elektrike. Iu premtua pensionistëve që do të rriten pensionet, por përkundrazi, iu grabitën pensionet, iu hoqën edhe ndihmesën që merrnin për energjinë elektrike, ilaçet, etj. Iu premtua shqiptarëve që do të ulnin taksat, u rritën taksat. Iu premtua shqiptarëve që do të ulin çmimet e ushqimeve të shportës që janë buka, mielli, vaji, sheqeri, por përkundrazi u rritën çmimet. Iu premtua biznesit të vogël që do t’i ulim taksat, i utin në skemën e TVSH-së për ti falimentuar.

Janë pafundësisht premtimet që në të kundërtën nuk sollën gjë tjetër, veçse i pozicionuan shqiptarët në një varfëri shumë më të madhe.

Data 16 shkurt, është një datë që opozita e ka lënë për protestë nga gjithë Shqipëria. Nuk është protestë politike. E kemi thënë dhe e themi, është një protestë që çdo shqiptar duhet të dali për hallin e vet aty. Duhet të dali për hallin e vet aty, sepse unë nuk di dhe nuk shoh ndonjë shqiptar, me përjashtim të Kryeministrit që nuk është në rregull për ta dalluar, por unë shikoj shqiptarët shumë më të varfër seç kanë qenë 5 vjet më parë. i shikoj shqiptarët shumë më të lodhur, seç kanë qenë 5 vjet më parë. i shikoj shqiptarët shumë më të rraskapitur dhe të zemëruar seç kanë qenë 5 vjet më përpara.

I shikoj shqiptarët pa pikën e shpresës sepse nuk ka më shpresë. Sot shqiptarët shikojnë si të vetmen zgjidhje largimin nga Shqipëria. Çdo shqiptar që largohet sot nga Shqipëria është sikur i heq një gjymtyrë njeriut nga trupi i tij.

Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë kur të gjithë do të mblidhen për të protestuar, për të protestuar për hallet e tyre. Dikush për rrogën, dikush për punën, dikush për ilaçet, dikush për shkollën e fëmijës, dikush për shpresën, dikush për ëndrrat e veta e kështu me radhë.

Prandaj më 16 shkurt jam e bindur që secili nga ju, me gjithë familjen e tij, komshinjtë, rrethin tuaj shoqëror do të jeni aty. Fjalime nuk do të ketë sepse nuk ka nevojë të ketë fjalime. Njerëzit nuk kanë më nevojë për fjalë. Nuk kanë më nevojë t’u thuash që je i varfër, por sot ata kanë nevojë për një reagim dhe ky reagim në radhë të parë duhet të vijë nga ne politikanët që do të jemi njëlloj si ju atje, më pas të gjithë së bashku për të bërë ndryshimin e madh që duhet.

Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër e për të sjellë një tjetër. Jo. Ndryshimi është për të hequr atë mentalitet që politika mund të bëjë si të dojë me popullin e tij, mund t’i shfrytëzojë, t’i grabisë e t’i vjedhë si të dojë qytetarët e saj, por duhet të kuptojmë që çdo politikan aty ku është duhet t’i shërbejë vendit, qytetarëve dhe votuesve.

Shqiptarët dhe Shqipëria sot janë përpara disa sfidave shumë të vështira dhe sfida kryesore është hapja e negociatave. Të gjithë ne në një moment po themi dëshpërimi, themi: Po ç’na duhen negociatat? Ne nuk kemi bukë të hamë… Negociatat do t’i krijojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve pritshmëri të tjera. Pse e them këtë? Sepse hapja e negociatave kushtëzon qeverinë për të mos dhënë koncesione korruptive siç ka dhënë deri më sot. Negociatat e kushtëzojnë qeverinë që të mos diskriminojë biznesin, kush është i qeverisë të mos paguajë taksa dhe kush është hallexhiu të shkojë në burg. Negociatat krijojnë një shëndetësi të barabartë për shqiptarët, krijojnë një drejtësi të barabartë për shqiptarët. Jo që hallexhinjtë arrestohen dhe futen në burg me vrap, ndërsa njerëzit e lidhur me politikën dhe kryeministrin njoftohen dhe largohen në drejtim të paditur….

Negociatat, mund të kemi Shqipërinë anëtare të BE-së dhe mund të garantojmë që mund të krijojmë një sistem të barabartë që u shërben të gjithë shqiptarëve. Pra që i shërben edhe Era Xhafës që është këtu, edhe Era Metës njëlloj, pavarësisht se vajza e kujt është.

Ne kemi nevojë për një sistem që edhe Era Xhafa, edhe Era Meta të kenë të njëjtin shërbim edhe në spital, edhe në shkollë, edhe në rrugë, edhe në drejtësi, edhe në zyrën e taksave edhe kudo, që të jenë të dyja të barabarta, pavarësisht se njëra është e bija e Erjon Xhafës dhe tjetra është e bijë e Ilir Metës, këtë sistem duhet të ndërtojmë ne, këtë sistem të barabartë që nuk bën diferencim për shkak të statusit, por ne duam një sistem të barabartë që ti shërbejë fëmijëve të shqiptarëve njëlloj sepse për këtë kemi luftuar, për këtë kanë luftuar prindërit tanë, për këtë kemi luftuar ne, për këtë do të luftojnë fëmijët tanë.

Vetëm në këtë mënyrë ne do të gjejmë paqe dhe do të gjejmë zhvillim si komb edhe si vend. Protesta e 16 shkurtit nuk është protestë politike, është protestë popullore dhe është pa flamuj politik, është pa flamuj politik sepse vetëm kështu mund të kuptoj krimi i organizuar me kryetarin e tij në krye të qeverisë që shqiptarët nuk pyesin më dhe nuk kanë frikë kur vjen puna tek fëmijët e tyre, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që na ndjekin ndërmjet rrjeteve sociale apo edhe televizioneve që në 16 shkurt të bashkohen, ti lëmë bindjet politike, por të bashkohen për problemin e tyre, të dalin të protestojnë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi mundësinë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur, por mbi të gjitha do të kemi mundësi për ti dhënë një mësim të mirë, siç ja dhanë studentët edhe qeverisë edhe klasës politike, që kur proteston, fiton. Nuk i kanë plotësuar 8 kërkesat studentëve shqiptarë, por ama kërbaçin surratit Edi Ramës ja dhanë duke treguar që ti nuk mund të bësh hajgare me studentët shqiptarë. Nuk i plotësuan 8 kërkesat studentëve, por ama di të them vetëm një gjë që frikën më të madhe kanë studentët, Universitetin dhe pedagogët, sepse vetëm kur njerëzit ngrihen për kauzat e tyre, për problemet e tyre dhe jo për problemet e politikës, janë kauza të drejta ku politika duhet të mësojë nga ata.

Unë edhe një herë ju bëj thirrje, mos hajdeni as për LSI-në dhe për Monikën, por hajdeni për problemin tuaj, për ata banorë të Bulevardit të Ri, të cilët i ka mashtruar dhe e tha Endriti pak më përpara, nuk është çështje politike dhe rezultati votimi

Rezultati i votimit dhe i qendrës së votimit. Jo, ai është një mashtrim që kërkojnë ta përdorin si një mjet kërcënimi për të tjerët. Është vjedhje, është vjedhje që u bëhet banorëve dhe kush vjedh qytetarët, vendin e ka në burg. Prandaj sot ai mund të përfitojë dhe mund të mendojë se ka pushtetin, ka dhe gurin dhe arën, por nesër mos harroni, çdo njeri që vjedh, çdo njeri që shkel ligjin, çdo njeri që i bën keq njeriu, o me dritësinë e shtetit, o me drejtësinë e Zotit do ta paguaj.

Nuk do ta harroj atë ditë që ne do të vijmë dhe do të jemi pjesë e qeverisjes në mos jo Monika, por kushdo nga LSI-ja, të jeni të bindur që e drejta do të shkojë tek haka dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që dje u jepnin për një kompensim të shtëpisë 3 milion e 500 mijë lekë të reja dhe sot u thonë do të marrësh 45 mijë lekë të reja. Pra me gati 10 fish më pak. Pse? Sepse ato para që para një viti e kishte nxjerr me tjetër vlerësim sot e nxjerr me tjetër vlerësim. Sepse paratë e shqiptarëve, paratë që paguajmë me taksat tona kanë shkuar në xhepat e konçensionarëve, kanë shkuar në xhepat e oligarkëve sepse vetëm kështu ata duan t’i varfërojnë shqiptarët, t’i nënshtrojnë shqiptarët, t’i ulin kokën në mënyrë të tillë që të bëjnë si të duan me ta.

Prandaj kësaj lloj sjelljeje, këtij lloj drejtimi ne duhet t’i japim fund. Nuk e bëjmë dot sot, do ta bëjmë nesër, nuk e bëjmë dot nesër do ta bëjmë pasnesër derisa kjo farë e keqe të zhduket përgjithmonë dhe të mos i shkojnë më në mendje asnjë politikani apo politikaneje që mund të bëjë si të dojë me shqiptarët. Ne duhet t’i japim mësimin e duhur klasës politike. Shqiptarët në këto 27 vite tranzicioni janë lodhur, por ne duhet përfundimisht t’i japim fund kësaj lodhjeje shpirtërore, kësaj lodhjeje morale dhe politike që kanë shqiptarët. Vetëm një shpresë e re, e cila mund të vijë nga të rinjtë dhe të rejat, por mbi të gjitha mund të vijë vetëm nga burimi i forcës së dashurisë së prindit për fëmijën e tij kjo shpresë do ta ribëjë Shqipërinë dhe njëherë nga fillimi për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e shqiptarëve ashtu si ajo ka qenë në qindra vite më përpara për të gjithë shqiptarët.

Unë ju uroj gjithë të mirat! Zoti ju ruajttë ju dhe familjet tuaja, ju plotësoftë të gjitha dëshirat dhe do kisha shumë dëshirë t’ia jepja fjalën zotit Vasili sepse e morëm sot si me dhunë në kuptimin e mirë të fjalës për t’i thënë që është një nga njësitë më të mira të Tiranës sepse LSI-ja ka pasur rritjen më të madhe në njësinë numër 8.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here