Dokumenti i rrallë! Ismail Qemali realizoi pavarësinë me miratimin e Perandorisë……..

0
176

Historiani turk zbulon dokumentarin e rrallë:

Ismail Qemali e realizoi pavarësinë me miratimin e Perandorisë osmane

 

 

 

Një dokument të rrallë ka publikuar historiani turk Mehmet Tutuncu rreth deklaratës së pavarësisë së Shqipërisë shpallur më 28 nëntor 1912. Sipas tij “Pavarësia e Shqipërisë është realizuar me miratimin e Perandorisë Osmane. Ky dokument pretendohet se do të ngrejë një debat historik, sipas dokumentit të gjetur nga Dr. Mehmet Tütüncü, vendimi i pavarësisë së shtetit shqiptar ishte brenda njohurive të qeverisë osmane.

Për këtë dokument tre historianë Mehmet Tutuncu, Mithat Aydin dhe historiani shqiptar kanë sjelle në Academia.edu materialin që prezantojnë historinë e këtij zbulimi.

Historiani shqiptar, Muhaj ka thotë se dokumenti është nga arkivat osmane dhe  mban datën 27 nëntor 1912. “Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Dokumenti është një përgjigje e qartë mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Camërisë me qendër në Janinë, pra kryekomandanti i vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpuntorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtë një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte tashmë aprovimin e qeverisë osmane për të organizuar një kuvend shqiptar ku të shpallej autonomia më e lartë e krejt Shqipërisë, me përjashtim të shkëputjes nga shteti osman. Siç dihet në 28 nëntor 1912 delegatët e mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare që kishin mundur të mbërrinin në Vlorë, u pajtuan njëzëri pas diskutimesh të shumta që të shpallej jo autonomia e plotë, por pavarësia e plotë e Shqipërisë nga shteti osman. Parë në këtë aspekt, megjithë rëndësinë që ka mbështetja e qeverisë osmane për mbajtjen e Kuvendit dhe aprovimi nga ana e saj e kërkesës së pritshme për autonomi të lartë e krejt Shqipërisë, vendimi i delegatëve të Kuvendit ishte një akt madhor përgjëgjësie dhe zgjuarsie politike. Delegatët shqiptarë të mbledhur në Kuvendin e Vlorës ishin shumë më në dijeni të situatës dhe natyrisht zëdhënës të vërtetë të aspiratës së shqiptarëve për krijimin e shtetit kombtar, sikurse të gjitha kombet ballkanike”, shpjegon në punim Muhaj.

 

Dokumenti

 

27 nëntor 1912. Komandanti i Janinës ka dërguar një telegraf të koduar dhe ka shtruar disapyetje për qeverinë. Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë dhe disa nënshtetas të huaj do të mbajë një kuvend mbi situatën politike në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e këtij kuvendi. Në telegrafin e përmendur më herët thuhet se Ismail Qemali me 14 bashkëpunëtorë të tij dhe disa nënshtetas të huaj ka mbërritur në Durrës me qëllim për të mbërritur në një zgjidhje politike për çështjen shqiptare. Për këtë ai ka thirrur  mbledhjen e delegatëve në Vlorë dhe ai vetë do mbërrijë së shpejti në Vlorë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje. Ai kërkon të mund të organizojë një kuvend në këtë situatë emergjente. Ky kuvend është i një rëndësie tepër të madhe. Për arsye se ai sapo ka mbërritur nga kryeqyteti ai dëshiron të informojë qeverinë sulltanore dhe kërkon leje për mbajtjen e këtij kuvendi. Në fakt është qëndrimi i qeverisë sonë për t’i akorduar autonominë më të lartë të gjithë territoreve shqiptare me përjashtim të shkëputjes. Për më tepër pas shqyrtimeve tona dimë se ky është edhe qëllimi i këtij kuvendi dhe për këtë arsye është me shumë rëndësi që të mos pengohet mbajtja e tij. Nga ana jonë do të vëmë në dijeni komandantin e sipërpërmendur si edhe Ministrinë e Luftës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi këtë çështje. MV., 171/53, 17.12.1330 (27 nëntor 1912).

 

 

Deklarata e Pavarësisë 28 nëntor 1912

Në Vlorë me 15/ 28 nëntor 1328/1912 . Pas fjalimit të mbajtur nga Presidenti, Ismail Qemal Beji, në të cilën ai foli rreth rreziqve të mëdha me të cilat përballet Shqipëria sot, delegatët të gjithë vendosën unanimisht se Shqipëria, duhet të jetë më vete, e lirë dhe e pavarur.

 

Firmat e nënshkruesve, sipas rendit alfabetik

 

Dhimitër Beratti

Elmaz efendi Boce

Hajredin bey Cakrani

Pandeli Cale

Shefqet Daiu

Ymer bey Deliallisi

Vehbi efendi Dibra

Abaz efendi Dilaveri [Çelkupa]

Qemal bey Elbasani [Biçaku]

  1. Emanuel

Thanas V. Floqi

Mid’hat bey Frashëri

Luigj Gurakuqi

Salih Gjuka

Veli Harçi

Spiro T. Ilo

Qazim Kokoshi

Mustafa Asim Kruja

Jani Minga

Rexhep bey Mitrovica

Qemal bey Mullaj

Dr. H. Myrtezai

Lef Nosi

Zuhdi bey Ohriti

Bedri bey Pejani

Aristidh Ruçi

Nebil efendi Sefa Lushnja

Nuri efendi Sojliu

Abdi bey Toptani

Murat bey Toptani

Dhimitraq N. Tutulani

Abdyl Aziz Vehbi

Dom Nikollë Kaçorri

Zihni Abaz efendi Kanina

Jorgji Karbunara

Xhelal bey Koprencka

Dhimitër Zografi

Ismail Kemal bey Vlora

Ferit bey Vokopola

Iljaz bey Vrioni

Xhemalyddin Bey […]

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here