Askush nuk u mundua të shohë përtej mureve. Brenda shkollës “Rilindja” me të cilën krenohej Rama e Nikolla

0
108

Makthi për 13-vjeçaren e cila ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike por edhe shëndetësore, do të merrte fund, pasi ngjarja do të zbulohej rastësisht nga sanitarja e shkollës në muajin janar.

BRENDA SHKOLLËS “RILINDJA” ME TË CILËN KRENOHEJ RAMA E NIKOLLA, SI DËSHTUAN TË GJITHA INSTITUCIONET TË ZBULONIN NGJARJEN E RËNDË

Brenda shkollës “Rilindja” me të cilën krenohej Rama e Nikolla, si dështuan të gjitha institucionet të zbulonin ngjarjen e rëndë

 

Prej katër muajsh 8 adoleshentë shkollën 9-vjeçare “Rilindja” të Kavajës përdhunonin sistematikisht një 13-vjeçare nxënëse e po kësaj shkolle, nën presionin e një video intime të filmuar nga dy prej djemve të grupit.

Për katër muaj asnjë institucion nuk arriti të zbulojë krimin e rëndë që po ndodhte, megjithëse zërat qarkullonin si në bankat dhe korridoret e shkollës, edhe jashtë saj. Fakti që mësuesit kujdestarë, psikologia apo uniformat blu mendohet të mos kishin dijeni për ngjarjen tregon qartë paaftësinë e tyre në kryerjen e detyrës për të zbuluar këtë ngjarje, ku ishin përfshirë jo pak por 8 nxënës dhe viktima e abuzimit.

Vetëm një muaj përpara ngjarjes së rëndë, si kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla postonin në rrjetet sociale dhe krenoheshin me këtë shkollë, më shndërrimin e shkollës nga një gërmadhë në një institucion dinjitoz të arsimit. Me mure të reja, të lyera, klasa moderne dhe ambiente shplodhëse të rikonstruktuara. Askush nuk e mori mundimin të shohë përtej mureve, çfarë po ndodhte me nxënësit e saj, ngjarja e tmerrshme që ata fshihnin për kaq kohë.

fgergrth5h5hj.jpg

Po ashtu edhe stafi pedagogjik i shkollës, që kujdesej të organizonte aktivitete të ndryshme, festa, madje dhe mesazhe sensibilizuese kundër bulizmit, dështoi që përtej fasadës të shohë anën sociale, problemet reale të nxënësve.

fgnfgnfmjftrmytym.jpg

Dështoi edhe programi i Policisë së Shtetit, policimi në komunitet. Një program që ka për qëllim identifikimin e problematikave, shqetësimeve, krimeve apo ngjarjeve të këtij lloji, duke njohur nga afër nxënësit, duke komunikuar me ta, duke raportuar më pas për çdo gjë të dyshimtë.

Por edhe pse të gjitha institucionet dështuan, dhe ngjarja e rënëdë u bë publike vetëm kur gjykata dha masat e dënimeve për 8 adoleshentët, sot, katër muaj më pas, askush nuk është shkarkuar, asnjë përgjegjës, asnjë reagim.

Atë që duhet të bënte ministrja, drejtoresha, mësuesja, psikologia, policia, e bëri pastruesja e shkollës, duke çliruar të miturën nga terrori psikologjik dhe abuzimi seksual ku mbahej peng për katër muaj, brenda mureve të reja të shkollës së rikonstruktuar “Rilindja”.

dfgdrhtyjkk6k.jpg

dfgrth5r6jy56j5rj.jpg

/newsbomb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here